U përjashtua nga Kuvendi, Ralf Gjoni: Nuk ma mbyllni dot gojën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Byroja e Kuvendit përjashtoi për 10 ditë deputetin e opozitës parlamentare Ralf Gjoni. Shkak për këtë është bërë veprimi i tij në seancën e fundit, kur Gjoni vendosi në foltoren e kuvendit disa lëpirëse.

Në një postim në Facebook Gjoni shkruan se përjashtimi i tij u bë vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!

“Të palarat do dalin në shesh. Nuk ma mbyllni dot gojën! Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokë ulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.️

Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi”, shkruan Gjoni.

Më tej ai shton se, “Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur)”.

Sipas tij, nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët.

“Vetëm denoncime dhe lolipop në gojë do kenë. Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.

Lexo edhe :  A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!”/b.b/fjala.al

 

Të fundit

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje...

Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të kthehet mbikëqyrja elektronike

Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj që të...

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, janë shpallur 5500 vende të lira pune...

7 kandidatët për kreun e BKH, intervistë para komisionit përzgjedhës

Shtatë kandidatët për kreun e BKH-së do të zhvillojnë këtë të hënë (28 korrik) intervistën para komisionit përzgjedhës. Më herët kandidatët janë njoftuar për të...

Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj

Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive. Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar...

Lajme të tjera

Web TV