Ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe deklarata e ambasadores amerikane, Yuri Kim e cila ka paralajmëruar politikën shqiptare që të lërë mënjanë pazaret dhe lojërat.
Kim u shpreh se reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë dy gjëra me të cilat nuk mund të luhet e as të bëhet pazar.
Pas takimit të djeshëm të Yuri Kim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ky i fundit ka takuar sot ambasadorin gjerman Peter Zingraf.
Pas këtij takimi, Basha pritet të takohet edhe me ekspertët e reformës zgjedhore./Fjala.al/K.L