E joshi me ëmbëlsira, pedofili vret 12-vjeçarin dhe e më pas e përdhunon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë 12-vjeçar u vra dhe u përdhunua nga një pedofil pasi e joshi me ëmbëlsira drejt një ndërtese të braktisur në Ukrainë.

Djaloshi po kthehej në shtëpi pasi kishte përfunduar stërvitjen e futbollit, kur burri iu afrua dhe filloi një bisedë me të. Kamerat e sigurisë së një dyqani tregojnë momentin kur burri i blen djalit ëmbëlsira dhe një foto tjetër tregon përsëri ata duke ecur bashkë, shkruan Daily Mail.

Pasi dolën nga dyqani, burri e ftoi djalin për një shëtitje në parkun ku ndodhej dhe një ndërtesë e braktisur. Besohet se në momentin kur kanë hyrë në ndërtesë burri e ka dhunuar djalin dhe pasi e vrau atë kreu marrëdhënie seksuale me trupin e të miturit, thanë hetuesit.

Familjarët e fëmijës raportuan menjëherë zhdukjen e tij në polici dhe pasi autoritetet gjurmuan telefonin e tij filluan të kërkonin në territorin e parkut.

Zëdhënësi i policisë tha për mediat: “Kur policia hyri në ndërtesën e braktisur, gjetën burrin e shtrirë në dyshek me një grumbull rrobash. Menjëherë ai ngriti pantallonat e tij dhe po sillej me nervozizëm. Pasi policia lëvizi rrobat, gjeti trupin e djalit.”

Burri, një i pastrehë, 59-vjeç, u arrestua pasi rrëfeu të gjithë aktin makabër. Ai do të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor./Fjala.al/R.G

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV