Martesa me të renë dhe tërheqja e 1 mln eurove/Shkarkohet kryemyftiu i Maqedonisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka shkarkuar nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi.

Ky vendim është marrë pasi ky i fundit, së fundmi ka qendër të mediave dhe opinionit pas një sërë skandalesh.

“Ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI-së, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së. Deri në përgatitjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu” – u shpreh myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.

Sulejman Rexhepi ka mbi 15 vite që qëndron në krye të BFI-së ndërsa disa herë ka pasur tentime të pasukseshme për ta larguar atë nga karrigia e udhëheqësit të këtij institucioni.

Kohëve të fundit ai u bë temë aktive e mediave për shkak të martesës me një vajzë 50 vjet më të re se ai dhe kjo ishte martesa e dytë e tij. Ai i bleu një orë që vlente 37 mijë euro bashkëshortes së tij të re. Mediat vendase raportuan se më 9 maj Rexhepi tërhoqi 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij.

Ndërsa para 2 javësh u publikua një video ku shihej se si udhëheqësit e medreses së Shkupit dhe disa familjarë të Sulejman Rexhepit shanin heroin tonë kombëtarë, Adem Jasharin./E.B./Fjala.al

Të fundit

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Lajme të tjera

Web TV