Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Tahiri, ja kur pritet seanca e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë sërish gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, në Gjykatën e Apelit. Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mos njoftimi në mënyrën e duhur të ish-ministrit.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 11 qershor, ku do të jetë i pranishëm edhe vetë Tahiri.

Kjo është hera e dytë që Apeli shtynë seancën për Tahirin, ku herën e parë, shkak u bë situata e krijuar nga COVID-19.

Ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa u dënua me 3 vite shërbim prove.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Avokatët e tij e apeluan dhe çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit./b.b/fjala.al

Të fundit

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Dritë shprese mbi Gaza/ Emiratet e Bashkuara dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri hedhjesh raketash nga ajri mbi Gazën. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë...

Arrestimi dhe rënia e Maximilien Robespierre: fundi i një tiranie në emër të Revolucionit

27 korrik 1794 Më 27 korrik 1794 (9 Thermidor sipas kalendarit revolucionar francez), Maximilien Robespierre – një nga figurat më të fuqishme dhe më...

Kërcënoi me thikë familjen e ish-kandidates së PD, policia shpall në kërkim të riun

Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim të riun 21-vjeçar, të identifikuar si Mariglen Bajrami, i cili u denoncua nga ish kandidatja per deputete...

Lajme të tjera

Web TV