Lotito dhe Tare hapin “thesin”, 10 milionë për titullin e Lazio

Presidenti Lotito dhe drejtori sportiv, shqiptari Igli Tare kanë menduar të stimulojnë bardhekaltërit, javët e mbetura

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundi i sezonit në futbollin italian, nëse do të ketë një të tillë për shkak të problemeve nga pandemia, do të sjellë si dhuratë plot 10 milionë euro për Lazio. Kjo është shuma e alokuar nga presidenti Claudio Lotito për fitoren eventuale të titullit kampion në Serie A, nëse kryeqytetasit do triumfojnë në sfidën që nuk prisnin ndaj Juventus.

Presidenti Lotito dhe drejtori sportiv, shqiptari Igli Tare kanë menduar të stimulojnë javët e mbetura për bardhekaltërit. Parashikohet të jenë rreth 400 mijë Euro për çdo lojtar për një sezon që tashmë duket se është interesant dhe vendos Lazio pretendente për titullin që nuk fshihet më.

Aktualisht Lazio, e cila është e dyta në renditje, pas Juventus, ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, por “tringjyrëshi” për armatën e Simone Inzaghi, do përfaqësonte një arritje të pamendueshme në Gusht.

Lotito ka komunikuar me skuadrën për t’u dhënë atyre bonusin për fitoren përfundimtare të kampionatit. Tani ai pret 3 qershor kur kapiteni Lulic do të rikthehet. Vetëm pas kësaj gjithçka do të depozitohet në Ligën italiane ashtu siç kërkohet nga ligji për shpërblimet.

Të fundit

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Lajme të tjera

Web TV