Sulmohet Ambasada e SHBA-ve në Bagdad, goditet me raketë

Zona e Gjelbër të Bagdadit është tronditur ditën e sotme nga dy  shpërthime të mëdha.

Mësohet se një raketë u ul në afërsi të ambasadës amerikane në kryeqytetin irakian. Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur viktima ndërsa, rruga që të çon në ambasadën e SHBA-së u mbyll pas sulmit.

Një bombë tjetër u lëshua brenda lagjes Jadriya të Bagdadit duke plagosur pesë persona, raporton Reuters.

Këto sulme vijnë pas thirrjeve të mijëra militantëve dhe përkrahësve të tjerë që brohorisnin “Amerika është Djalli i Madh” gjatë momentit kur po shoqëronin për në banesën e fundit gjeneralin Qassem Soleimani./Fjala.al