Teknologjia në zgjedhje ndan palët, Bylykbashi: Qëndrimet e PS larg konsensusit

Ka përfunduar pas tre orësh mbledhja e Këshillit Politik ku u diskutua për reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike, akuzoi Partinë Socialiste se ka mbajtur qëndrime që largojnë palët nga konsensusi.

Ndarja është te identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik i votave në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit. PD ka kërkuar projekt-pilot për identifikimin biometrik, por mesa duket PS nuk ka dhënë dakordësinë.

Ndërkohë që palët janë marrë vesh që efektivët e policisë të qëndrojnë jashtë qendrave të votimit dhe të ndërhyjnë vetëm kur është nevojshme.

Gjithashtu, do të jetë SPAK që do të hetojë shit-blerjen e votës ndërsa prokuroritë e rretheve të ngrenë grupe të posacme për krimin zgjedhor.

“Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë të mbyllur me orë të tëra për të arritur marrëveshjen”, tha Bylykbashi kur u pyet nëse marrëveshja për reformën zgjedhore mund të mbyllet deri më 31 maj.