Rastet me koronavirus në spital, PD: Nuk janë respektuar masat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook ngre shqetësimin e përhapjes së COVID 19 në spitale e qendra shëndetësore dhe bën përgjegjëse Ministrinë e Shëndetësisë që nuk ka marrë masat e nevojshme.

Sipas tij është e papranueshme që mjekët kanë infektuar pacientët dhe anasjelltas, kur spitalet duhet të ishin shembulli i zbatimit të masave mbrojtëse.

“23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!”, shkruan Spahia.

Më tej ai thekson se kjo të paktën është sipas shifrave që publikon qeveria! “Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria. Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!! Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!

Zonja ministre, çfarë je duke bërë ? Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ? Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ? A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur super mbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ? Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!”./b.b/fjala.al

Të fundit

Pas “black out-it”, bien rrjetet telefonike/ Çfarë po ndodh me Spanjën?!

Nuk ka kaluar shumë kohë që nga “black out-it” me rrymën elektrike, që e ktheu Spanjën dhe Portugalinë në...

Befasia e zgjedhjeve në qarkun Tiranë: Më uruan për ditëlindje, ca të tjerë për mandatin

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Mundësia doli me dy mandate. Mbi 49 mijë shqiptarë në rang vendi i besuan kësaj force të re...

“Jeta jonë është një shfaqje”, Nicole Kidman refuzon idenë e një filmi me bashkëshortin!

Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet nëse dyshja do të bënin...

Prizren, akuzohet për përdhosje të Kuranit, nisin hetimet për të dyshuarin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte...

10 arsye pse qentë janë të mirë për shëndetin tuaj

Qentë tanë mund të na bëjnë të ndihemi më mirë. Ato zvogëlojnë stresin, diagnostikojnë sëmundjet dhe na mbajnë të shëndetshëm. Ja 10 përfitime që...

Lajme të tjera

Web TV