Fotot që bëjnë xhiron e rrjetit, ndryshimi drastik i vajzave Kardashian-Jenner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh, vajzat e familjes Kardashian pushtojnë rrjetet dhe tabloidet në mbarë botën por ajo çka ka rënë në sy në fotot e publikuara gjatë ditëve të pandemisë, ka qenë ndryshimi drastik i tyre.

Ajo që mediat përmendin si më të shpërfytytuarat, edhe pse sot më seksi, janë Kylie dhe Khloe. Fotot e vitit 2007 dhe ato sot, flasin qartë për ndryshimin e jashtëzakonshëm të Khloe Kardashian, kryesisht në fytyrë, aq sa është thuajse e pamundur të njihet.

Ajo ka pësuar ndryshime nga viti në vit. E dyta në rradhë për nga ndryshimet është Kim, 39-vjeçarja e cila prej vitit 2010 ka ndryshuar në gjithçka, nga ngjyra e lëkurës tek forma e fytyrës dhe deri tek format trupore.

Më të rejat e klanit Kardashian-Jenner, Kendall dhe Kylie, 24 dhe 22 vjeç, kanë ndryshuar gjithashtu. Por ndërsa modelja Kendall mbetet po aq bukuroshe e në të njëjtat tipare si në fëmijëri, ajo që ka ndryshuar në mënyrë drastike për shkak të ndërhyrjeve të shumta që prej moshës 17 vjeçare është Kylie.

Ajo ka ndryshuar çdo tipar të fytyrës, duke nisur nga veshët, hunda, buza, mollzat, vetullat, pra gjithçka. Bashkë me to, operacioneve të njëpasnjëshme i janë nënshtruar edhe 41 vjeçarja Kourtney ai dhe Chris Jenner, nëna e 5 vajzave të famshme, e cila dekadën e fundit ka realizuar ndërhyrje të vazhdueshme./l.m/

Burimi: The Sun, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV