Duka, rrëfim për futbollin pas pandemisë

Duka ka theksuar faktin se Federata i ka qëndruar pranë në këtë moment të vështirë industrisë së futbollit

Nga : fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “SCAN”, ku ka folur për ndërprerjen e aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë Covid-19 dhe dëmet që ka sjellë kjo situatë e paprecedentë për komunitetin e futbollit.
Gjithashtu, Presidenti Duka ka theksuar faktin se Federata i ka qëndruar pranë në këtë moment të vështirë industrisë së futbollit, duke paguar punonjësit e futbollit, futbollistët dhe trajnerët përmes paketës së ndihmës financiare me dy paga mujore. Sakaq, Presidenti i FSHF-së ka folur edhe për bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, duke hedhur ide konkrete se si mund të mbështetet futbolli në mënyrë që të kthehet në një degë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.
Covid 19 – “Padyshim që si çdo fushë e jetës edhe futbolli është prekur, gjithçka ka ndaluar, ka ndaluar topi, ka ndaluar dhe ajo që prodhon loja e futbollit. Është prekur ekonomikisht, është prekur sportivisht, pra është prekur nga të gjitha drejtimet. Një dëm që nuk është lehtësisht i rikuperueshëm. Është akoma më i vështirë për t’u rikuperuar dëmi në futboll se sa në fusha të tjera të ekonomisë, industrisë apo biznesit”.

Ndihma financiare – “Në fakt, ne kemi paguar gjithë futbollistët, trajnerët apo punonjësit e klubeve, të cilët nuk kanë një të ardhur tjetër me një minimum jetik në këtë periudhë ndërprerjeje, jo me një, por me dy paga mujore prej 30 mijë lekë të reja në muaj. Padyshim që ka qenë një ndihmë për një pjesë të madhe dhe ka qenë një shenjë solidariteti e komunitetit të futbollit.
Një gjë faktikisht e pazakontë për federatat sportive, sepse duke qenë taksapagues kjo duhet të ishte një gjë që duhet të bëhej nga buxheti i shtetit, për të cilin ata paguajnë taksa.
Për ne gjithashtu ka qenë një vështirësi financiare, një vështirësi të cilën nuk e mbyllim dot me buxhetin e vitit 2020, por do të detyrohemi ta paguajmë ta marrim hua nga bankat dhe ta paguajmë nga buxhetet e ardhshme në vitet në vazhdim”.

Mbështetja e shtetit – “Unë mendoj dhe jam i kënaqur që kjo periudhë pandemie ka kaluar, ne po rikthehemi në futbollin e luajtur, jemi rikthyer në stërvitje dhe do të rifillojmë aktivitetet. Të paktën në të njëjtat kushte qeveria ka pak çfarë të bëjë tani, por gjithsesi për zhvillimin e futbollit faktor kryesor në çdo vend janë politikat shtetërore, nuk mund të jenë vetëm politikat apo strategjitë e një federate sportive.
Sepse roli i një federate sportive është organizimi në mënyrën e vet të pavarur të lojës së futbollit, por strategjitë dhe politikat për zhvillimin e saj pa një politikë shtetërore janë të pamundura.
Pa një bazë ligjore, që zhvillon jo vetëm futbollin, por çdo degë, çdo industri dhe çdo ekonomi është e pamundur që të kesh një zhvillim të mjaftueshëm bashkëkohor.
Kështu që qeveria mund të bëjë shumë për të siguruar një të ardhme të sigurt për futbollin dhe për ta kthyer atë në një biznes të mirëfilltë, që të sigurojë të ardhura dhe të riprodhojë vetveten, të afrojë sa më shumë pjesëmarrës në lojë, sa më shumë fëmijë që luajnë futboll e që sa më shumë të sjellë kënaqësi për teleshikuesit. Pse jo të jetë dhe një degë e rëndësishme e ekonomisë, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që futbollin ta kthejë në një degë të rëndësishme”.

Lexo edhe :  Nis ëndrra drejt Botërorit, lista e Sylvinhos plot risi dhe befasi

Kombëtarja – “E njëjta gjë edhe për Kombëtaren, nuk mund të jetë spontane, duhet të jetë fryt i një strategjie shtetërore, nuk mund të jetë vetëm e nji federate. Është një nga gjërat më të mirat që kanë prekur shqiptarët, rezultatet e një ekipi Kombëtar me kualifikimin për në finalet e EURO 2016 apo edhe rezultatet e tjera më pas, por jo të atij niveli.
Në këtë periudhë nga pikëpamja sportive, patjetër që u ndërprenë ndeshjet, u ndërprenë miqësoret, përgatitjet, futbollistët janë stërvitur më pak dhe sportivisht do të kemi mbase një nivel më të ulët, por duke pasur parasysh që rikthimi tashmë i detyrueshëm për ndeshjet zyrtare në shtator uroj që të rimarrim formën që kishim para pandemisë.
Dhe ne do të luajmë ndeshjet e Nations League, ku kemi pretendimet tona apo objektivin tonë për të dalë të parët në grup”.

Investimet – “Edhe në këto kushte FSHF ka investuar shumë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri, për përmirësimin e infrastrukturës së fushave të stërvitjes, edhe në disa stadiume.
Në stadiume në bashkëpunim me qeverinë shqiptare në Elbasan, në Shkodër, në Kukës dhe në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, por është e pamjaftueshme. Edhe kjo është në gjë e pazakontë, që një federatë futbolli të marrë lidershipin e ndryshimit të infrastrukturës sportive në vend.
Përsëri edhe këtu duhet të jenë edhe vetë klubet, pushtetit vendor, qeveria qendrore që duhet ta mbështesin më shumë ndryshimin e infrastrukturës.
Kjo periudhë pandemie realisht nuk i ka ndërprerë investimet dhe ato fonde që ne kemi dhënë për paga, për punonjësit e futbollit apo për futbollistët nuk kanë prekur buxhetet e investimeve.
Projektet do të vazhdojnë siç kishin nisur, qoftë stadiumi i Kukësit, qoftë Shtëpia e Futbollit apo projektet që ne kemi për ndryshime të tjera, për riparime apo rikonstruksione të fushave dhe projektet e së ardhmes, nuk janë prekur dhe nuk do të preken.

Post-pandemia – “Padyshim që është paprecedentë në histori që një pandemi e tillë të ndërpresë çdo aktivitet në vend. Kjo periudhë na ka dëmtuar, na ka dëmtuar ekonomikisht, por për mua dëmi më i madh është ai sportiv. Fakti që futbollistët e të gjitha niveleve, profesionistë, amatorë, fëmijët nuk e kanë shumë të lehtë që të kapin të njëjtën formë sportive. Ndërprerja patjetër që ka lënë shenjën e saj dhe unë uroj ta kalojmë sa më parë, por nuk është e lehtë. Ne në bashkëpunim me klubet kremi programuar rifillimin e aktiviteteve, po programojmë aktivitetin e vitit të ardhshëm dhe uroj të mos kemi rindërprerje, siç edhe përflitet ndonjëherë, por dëmi më i madh është që ne nuk do të kemi mbështetjen e spektatorëve nëpër stadiume.
Nuk është se ne jemi një vend me një numër shumë të madh spektatorësh, por gjithsesi kemi një mbështetje spektatorësh, kemi një mesatare prej rreth 3-4 mijë spektatorësh për ndeshje, e cila do të na mungojnë, jo vetëm për kënaqësinë e tyre, por edhe për të mbështetur dhe për të shtyrë përpara cilësitë sportive të futbollistëve. Urojmë që vitin e ardhshëm të rikthehemi me spektatorë.
Një dëm tjetër që sjell mungesa e spektatorëve edhe ekonomik për klubet, që gjithsesi zë një peshë rreth 15 % të buxhetit të kubeve, kështu që nuk është një dëm i vogël ekonomik për ta”.

Të fundit

“O psikopate!” Debat me tone të ashpra, Gjesti “shpërthen” keq ndaj Eglit

Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë...

Trashësia arrin deri në 7 cm!/ Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës

Mëngjesin e sotëm ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Dëbora ka rënë me intensitet të ulët deri...

A shërojnë përqafimet? Magjia e Oksitocinës, ‘çelësi’ i lumturisë dhe shëndetit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli...

‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë do jetë e thellë

Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë. Ndërsa ka ndarë një...

Më shumë se 150 fatkeqësi klimatike goditën botën në vitin 2024

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së, ndikimet shkatërruese të krizës klimatike arritën nivele të reja në vitin 2024, me një sërë valë të nxehti,...

Lajme të tjera

Web TV