Kompania kineze e bindur në efikasitetin e vaksinës anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kinezë që po punojnë për vaksinën kundër koronavirusit, kanë thënë për Sky News, se janë “99 për qind” të sigurt se ajo do të jetë efektive.

Aktualisht, kompania bioteknologjike Sinovac me bazë në Pekin, e ka vaksinën e saj anti-COVID-19 në fazën e dytë të testimit, me më shumë se 1000 vullnetarë pjesëmarrës.

Kompania ka thënë se është në diskutime preliminare për të mbajtur fazën e tretë të testimeve në Mbretërinë e Bashkuar, e cila do të jetë dhe faza e fundit e testimeve.

Studiuesi Luo Baishan, është pyetur nëse mendon se vaksina do të jetë e suksesshme.

“Po, po. Duhet të jetë e suksesshme. 99 për qind”, ka thënë ai.

Muajin e kaluar kjo kompani publikoi rezultatet në një revistë akademike. Sipas kompanisë, vaksina e quajtur CoronaVac mbron majmunët nga infeksioni me koronavirus.

Problemi më i madh me të cilin po përballet kompania, është numri i vogël i rasteve me COVID-19 në Kinë. Kjo e bënë testimin e vaksinës në një situatë epidemike të vështirë. Për këtë kompania po kërkon vend tjetër për testimet e fazës së tretë.

“Po flasim me disa vende evropiane dhe mendoj se kemi diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht është faza preliminare për diskutim”, ka thënë Helen Yang, udhëheqëse në kompani.

Vaksina megjithatë nuk do të jetë gati së shpejti. Duhet të kalojnë disa muaj në fazën e dytë para se të mund të fillojë faza e tretë. Më pas, nëse testimi del i suksesshëm, duhet që vaksina të miratohet./E.B./Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV