Pasi u shty për shkak të situatës nga pandemia, tani finalja e madhe e Ligës së Kampioneve në Stamboll, rrezikon ti hiqet fare Turqisë. Në Nyon, UEFA ndodhet në dilemë të madhe për epilogun e Champions pasi Stambolli insiston që ndeshja të luhet me tifozë dhe nuk bën hapa pas. Kjo ka shtyrë qeverinë e futbollit kontinental të mendojë vende të tjera alternative.
Për momentin në tavolinën e Ceferin janë tre opsione të nxehta: Lisbonë, Doha ose Gjermania me cilindo qytet të madh gati në infrastrukturë dhe masa mbrojtëse. Tani për tani, këto janë vetëm thashetheme të raportuaranën zë nga UEFA por lajmet zyrtare nga selia e Nyon mund të formalizohen në ditët në vijim për aktin e fundit të Ligës së Kampionëve.
Një takim i rëndësishëm është planifikuar për 17 në qershor në selinë e UEFA-s dhe vendimet kryesore për fatin e Kampionëve dhe Europa League duhet të shpallen që të qartësojnë kështu edhe 55 federatat anëtare për sa i përket formulës së turneve, si për datat ashtu edhe për vendet.
Nëse Turqia do të hiqte dorë nga pritja e finales së Ligës së Kampionëve në fund të gushtit, në fund të fundit, do të kishte tre kandidatë të tjerë në tryezën e Ceferin. Gjermania është favorite pasi qytete si Berlin dhe Munich janë testuar të parët me Bundesligën. Edhe hipoteza e Doha si një vend i vetëm për të luajtur raundin e 16, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe, qëndron “në këmbë”. Njësoj si ideja e Lisbonës që gjithashtu mbetet e vlefshme. Sipas disa thashethemeve, kryeqyteti i Portugalisë tashmë ka paraqitur kandidaturën e saj në rast të heqjes dorë nga Stambolli dhe nuk përjashtohet mundësia që ideja të merret në konsideratë të fortë nga drejtuesit e UEFA-s. Finalja e Champions 2020 tani është në kërkim të një “shtëpie”.