FOTO/ Ndeshja e yjeve, ja kush do e përfaqësojë Shqipërinë më 10 janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për vetëm pesë ditë në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja e legjendave të futbollit shqiptar me atë grek, italian e turk.

Kjo ndeshje ka si qëllim mbledhjen e sa më shumë parave që do të shkojnë në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

Miqësorja mes yjeve të kombëtares sonë dhe atyre të shteteve në fjalë ka si organizator mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Andi Lilën dhe motoja e saj është “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.

Ndeshja e madhe do të zhvillohet më 10 janar në orën 18:00, dhe vetë mbrojtësi i Kombëtares dhe njëkohësisht edhe i skuadrës së Tiranës, Lila ka bërë publik emrat e yjeve shqiptare ë do marrin pjesë në këtë takim, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lojtarët e Kombëtares së yjeve të Shqipërisë:

Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri(Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi(Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Në rolin e trajnerit do të jetë Ilir Shulku.

Lila ka sqaruar për ndjekësit e tij në rrjetet sociale se në këtë përballje do të luhen dy gjysmë finale me nga 35 minuta dhe në fund do luhet finalja./Fjala.al/

 

Të fundit

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë...

Vizat/ Ambasada Amerikane sqaron qytetarët kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA...

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025. ”Në kërkim të...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Lajme të tjera

Web TV