Britney Spears VS Lady Gaga, këngëtaret në luftë për kryesimin në iTunes

Britney Spears tejkalon Lady Gagan, në luftën për të triumfuan në krye të renditjes së këngës më të mirë dhe të mendosh që kënga e saj është publikuar 4 vite më parë.

Legjenda e muzikës pop, 38-vjecarja Britney është renditur në krye të klasifikimit nga iTunes, pasi zbuloi të premten këngën “Mood Ring”, nga albumi i vitit 2016 Glory. Nga ai moment, këngëtarja thotë se fansat i kanë kërkuar që të mos ndalet por të vijojë të merret me muzikë raporton The Sun.

Surpriza e Britneyt duket se i prishi suksesin edhe rivales Lady Gaga, e cila publikoi po të premten albumin e saj më të ri “Chromatica”. Kënga e Britneyt është më e dëgjuara në mbarë botën, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi dueti i Lady Gaga dhe Ariana Grande, “Rain on Me” pozicionohet pas asaj të Britney Spears. Tashmë lufta sa ka nisur, arkëtimet për këngëtaret po ashtu…k.t/Fjala.al/