Nga 1 qershori nis sezoni turistik, rregullat e reja që duhen ditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e hënë 1 qershor 2020, hotelet në gjithë vendin do të kenë mundësi për të aplikuar për hapjen e plazheve private. Kurse nga 6 qershori hapen edhe plazhet publike.

Hotelet dhe strukturat akomoduese do të kenë prioritet për të menaxhuar plazhet private para ndërtesave që kanë në pronësi, duke aplikuar nëpërmjet aplikacionit e-albania.

Ministri i Turizmit Bledi Klosi ka shpjeguar me detaje mënyrën se si do të funksionojnë këtë vit plazhet duke theksuar se procesi i aplikimit do të zgjasë dy javë, nga 1 deri në 15 qershor.

Këtë vit ministria e Turizmit ka bërë një masterplan përsa i përket vijës bregdetare duke përcaktuar në gjithë territorin e vendit zonat e gjelbra që do të jenë plazhe publike dhe zonat e verdha si hapësira që do të menaxhohen nga hotelet si plazhe private.

Klosi kërkoi nga përfaqësuesit e hoteleve që të marrin masa për menaxhimin sa më të mirë të plazheve duke përmbushur edhe protokollet e hartuara nga ministria e shëndetësisë kundër Covid 19.

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se të parët që do të përzgjidhen janë hotelet e vijës së parë, duke kërkuar që të menaxhojnë sipërfaqen para hotelit të tyre. Por jo pse janë në vijë të parë të kenë gjithë sipërfaqen e plazhit.

Ata do të zënë vetëm sipërfaqen që kanë para hotelit të tyre, po ashtu pas hoteleve të vijës së parë do t’iu kërkohet hoteleve të tjera që të gjejnë veten në zonat e menaxhuara sipas ndarjes që është bërë rreth 10 metra ballore për çdo njësi, por kjo mund të jetë sipas nevojave për të menaxhuar situatën përballë hotelit të tij.

Lexo edhe :  ‘Tërmet’në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

Në zonat ku nuk ka hotele ku nuk ka struktura akomoduese, do të shohim që si në zonën e Gjirit të Lalëzit ku nuk ka hotele, vija bregdetare do të menaxhohet nga struktura që ofrojnë shërbim që ka numër të konsiderueshëm tavolinash, mbi 20 tavolina.

Zonat që do të merren nga restorantet apo struktuarat menaxhuese por që garantojnë higjenën garantojnë vijëzimin e detit garantojnë rregullat e pastërtisë në zonën që posedojnë do të mbeten zona publike, të cilat do të jenë për qytetarët që nuk duan të zgjedhin plazhin privat. Pra, realizohen 2 objektiva kryesore rritjen e hapësirave për njerëzit dhe respektimin e protokollit shëndetësor.

Nga data 1 qershor vendi ynë hap të gjithë kufijtë tokësore me vendet fqinje, ndërsa më vonë pritet të lejohen edhe lundrimet me Italinë si dhe linjat ajrore. Kjo do të jetë e kushtëzuar nga hapja që do të bëjnë vende të ndryshme, si për linjat detare, ashtu edhe ato ajrore./b.b/fjala.al

Të fundit

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV