I shkroi në mur k***, si e futi në kurth roja i shkollës dhe abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 15 vjeçaren në Babrru të Tiranës.

Mësohet se ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “kur*a”, bën me dije “news24”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka çuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjeç. Aparatet celulare të 65 vjeçarit dhe 20 vjeçarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjeçarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transmetimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjeç kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

Lexo edhe :  Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Në dëshminë e dhënë nga vajza 15 vjeçare, theksohet se 65 vjeçari e kishte ngacmuar atë që kur ishte në shkollë. Madje sipas saj, ai kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura teksa kryente detyrën e rojës së shkollës.

“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëherë”, mësohet të jetë shprehur e mitura para oficerëve të policisë gjyqësore në prani edhe të psikologes./b.b/fjala.al

Të fundit

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Vendimi i BSH/ Kredia për qytetarë për blerje banese kufizohet nga 1 korriku

Është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë për qytetarët për blerje banese. Në vendimin e bankës qendrore...

“Partia Demokratike garoi në zgjedhje me listën e dasmës së Berishajve”

Gazetari Habjon Hasani ka bërë një analizë të zgjeruar politike, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Një postim i tij në Facebook...

Lajme të tjera

Web TV