Transport droge nga Vlora në Shkodër, 4 në pranga, sekuestrohen dhe 11 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë përfunduar në pranga nga policia e Lezhës në kuadër të operacionit “Gjadëri”, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit K. D., 23 vjeç, dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër si dhe K. L., 28 vjeç, dhe A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Burime zyrtare njoftojnë se jatë kontrollit të mjetin tip “BMW” në fshatin Gjadër, Lezhë, me drejtues shtetasin K. D. është gjetur në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa. Nga veprimet hetimore rezultoi se mjeti tip “BMW” që transportonte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë dhe në to ndodheshin tre shtetasit e tjerë. Droga ishte nisur nga Vlora në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të tre mjetet njoftohet se janë gjetur dhe 11.000 euro.

Të katër shtetasit janë arrestuar nën akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./E.B./Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV