Vlorë/ Vdekja e 17 vjeçarit në vendin e punës, organizatat reagojnë ashpër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e Jaup Begotaraj, 17 vjeç, teksa punonte për hapjen e një parkimi në zonën e kalasë në Vlorë, ka sjellë reagimin e ashpër të disa organizatave në Shqipëri. I mituri raportohet se punonte pa masat e sigurisë, ndërkohë që nuk figuronte as si i punësuar.

Mësohet se Jaupi ishte djali i vetëm i familjes dhe ishte rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte me problem të shëndetit mendor. Kushtet e vëshitra ekonomike e shtynë Jaupin të fillonte që i vogël punën, por punëdhënësit e tij nuk janë angazhuar që ai të ketë kushtet minimale të sigurisë.

Reagimet

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë

“Pasiguria” në punë vret dhe në pandemi shteti hesht !

Një 17 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën në një aksident në punë në qytetin e Vlorës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.
17 vjeçari ka qenë duke punuar në një gropë kur është goditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbu jetën në vend.
Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar policinë dhe qytetarët.
Në Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i urojmë ngushëllime familjes dhe kërkojmë që policia dhe prokuroria të nisin një hetim.
Ky është një aksident për shkak se drejtuesit e firmës që po kryen punime nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.
Sektori i ndërtimit po konkurron me galeritë e vdekjes minierat sa i përket punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës.
Inspektoriati Shtetëror i Punës prej vitesh është në drejtim të paditur dhe siguria e jeta e punëtorit shqiptar është në mëshirë të fatit.
STOP PASISURISË NË PUNË, JETA E PUNËTORIT SHQIPTAR ËSHTË SHENJTË!

Të drejtat e punëtorëve në Shqipëri

“Vrasjet” e punëtorëve në vendin e punës vazhdojnë!

Dje një 17-vjeçar humbi tragjikisht jetën në Vlorë pasi u godit nga skrepi i një fadrome teksa ishte duke punuar për hapjen e një grope që do shërbente për ndërtimin e një parkingu.

Lexo edhe :  Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Jaup Begotaraj ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa ishte rritur nga gjyshërit pasi prindërit i ka me probleme të shëndetit mendor.

I riu së bashku me manovratorin Bujar.Ç punonin në pastrimin e inerteve për hapjen e një parkimi në zonën e kalasë, ndërkohë që fillimisht u fsheh ky fakt dhe u deklarua se adoleshenti shkoi atje për të takuar një shok dhe jo si i punësuar.

Policia e Vlorës ka nisur hetimin për firmën e ndërtimin ku punonte 17 vjeçari ndërsa mësohet se në prangat e policisë ka rënë manovratori dhe tekniku i firmës që mbikqyrte punimet. Po ashtu bëhet me dije se i riu punonte pa siguracione dhe jashtë çdo rregulli ligjor.

Për qeverinë dhe institucionet publike shqiptare jeta e një punëtori vlen më pak se ajo e një qeni. Grykësia e pronarëve të tyre nuk ka kufi.

Prandaj është e domosdoshme që punëtorët të organizohen në sindikata. Jeta dhe të drejtat e tyre nuk mund të varen nga një shtet i korruptuar, por vetëm nga solidariteti mes bashkëvuajtësve.

Pa sindikata nuk ka të ardhme!

Organizata Politike

Dje vdiq në vendin e punës 17-vjeçari Jaup Begotaraj, i goditur nga një vinç. Jaupit, fëmijë me dy prindër të sëmurë e të varfër, iu desh të punonte që në moshë të vogël.

Përveç trishtimit për jetën e humbur, të skandalizon fakti se Policia e Shtetit mohon që ai të ketë qenë punëtor, ndërkohë që qytetarët dëshmojnë të kundërtën. Ky nuk është rasti i parë kur policia bashkëpunon me pronarët në krim. Ai evokon vdekjen tragjike të një tjetër 17-vjeçari, Ardit Gjoklajt, në landfillin e Sharrës, ku institucionet shtetërore mbuluan kriminalisht përgjegjësinë e Erion Veliajt dhe pronarit të landfillit.

Të gjithë fëmijët meritojnë mirëqenie, shkollim, sport e arte, ndërkohë që më të varfrit mes tyre ende shtrëngohen të punojnë, madje edhe të vdesin në vendin e punës.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV