Rikthimi i Ibrahimovic, çfarë pritet të ndryshojë te Milan?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pushimi që prej muajit nëntor të vitit që sapo mbyllëm duket se nuk ka ndikuar aspak të forma e lojtarit të sapo rikthyer te Milan, Zlatan Ibrahimovic.

Gjatë fazës përgatitore të “Djallit” suedezi ka shfaqur formë fizike për tu pasur zili dhe ka bindur teknikun Pioli që të ketë një vend te formacioni i takimit ditën e nesërme kundër Sampdorias.

Ashtu siç pritej nga drejtuesit e klubit italian, por edhe nga mbështetësit e shumtë të tyre sulmuesi tregoi se mosha dhe pushimi nuk kanë aspak ndikim te ai.

Rikthimi i Ibras te Milan ka ringjallur shpresat e çdokujt brenda kampit kuqezi, pas një fillim sezoni jo të mirë dhe humbjes së tmerrshme në 5-0 ne ndeshjen me Atalantën.

Nga mediet vendase raportohet se “San Siro” pritet të jetë plot në ndeshjen e së hënës në orën 15:00 dhe kjo e gjitha për shkak të frymës pozitive që Zlatan Ibrahimovic ka risjellë te tifozeria kuqezi.

Megjithatë, formacionin me Ibran brenda sjell ndryshime te “Djalli”, duke sakrifikuar Piatek, i cili duhet të ulet në pankinë për t’i lënë vendin e tij ish-kapitenit të Suedisë./Fjala.al/

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV