“Zgjedhorja”, Kim thirrje politikës: Është koha të mbani fjalën, jo kushte të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi palët politike dështuan të përmbyllnin reformën zgjedhore më 31 maj sikundër edhe vetë e kishin përcaktuar, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadores amerikane Yuri Kim.

Në një postim në “Twitter” ajo shkruan se të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta.

“Të gjitha palët kanë treguar lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht të afërta. Ju keni vendosur një qëllim, ju keni vendosur një afat më 31 maj.

Tani është koha që të ndaloni duke insistuar në qëndrime të pazbatueshme dhe / ose të vendosni kushte të reja. Koha për t’a mbajtur fjalën tuaj para qytetarëve shqiptarë”, shkruan Kim.

Reforma zgjedhore duket se ka mbetur ende në udhëkryq, me palët që fajësojnë njëra-tjetërn për mospërmbylljen e procesit brenda afatit që ato vetë kishin vendosur. /b.b/fjala.al

Të fundit

I ftohti “mbërthen” Britaninë e Madhe, temperaturat priten të shkojnë -20 gradë

Moti dimëror po shtrëngon kontrollin e tij në shumë pjesë të Britanisë së Madhe, me temperatura nën zero që...

Kështjella Argjiro, më e vizituara/ Monumenti që është frekuentuar më së shumti në 2024

263 mijë turistë kanë vizituar kështjellën Argjiro në Gjirokastër, duke e renditur atë në monumentin më të vizituar në rang vendi për vitin që...

Rihanna “çmend” rrjetin me fotot bomb teksa prezanton koleksionin e veshjeve intime

Këngëtarja me famë botërore Rihhana, ka çmendur rrjetin teksa ka prezantuar koleksionin e ri të Savage X Fenty. Ylli është shfaqur me të brendshme...

Çfarë pritet të sjellë për botën partneriteti i ri Iran-Rusi?

Irani dhe Rusia, e kanë forcuar shumë partneritetin e tyre në mesin e paqëndrueshmërisë gjeopolitike globale, gjë që sinjalizon një rëndësi në rritje të...

Multivitaminat, të dobishme apo të tepërta?

E vërteta është që nëse hani një ushqim të pasur me fruta, vitamina dhe ushqime të pasuruara atëherë me siguri po merrni dozën e...

Lajme të tjera

Web TV