Manastirliu feston 1 Qershorin te “Zyber Hallulli”: Mbështetje për çdo fëmijë në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve ta kalojë me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku së bashku kanë krijuar kopshtin e perimeve, duke theksuar rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm për mirërritjen e fëmijëve.

Manastirliu tha se falë planit të masave në qendrat tona të përkujdesit ja kemi dalë që të mos kemi asnjë të prekur nga Covid19, ndërkohë që kujdestaria e zgjatur do të vijojë edhe në muajin Qershor për të mbrojtur fëmijët dhe grupet vulnerabël të institucioneve tona nga Covid19.

“Ne kemi vendosur që edhe përgjatë muajit Qershor përsëri, shtëpitë tona të përkujdesit, qoftë në shtëpinë e fëmijëve, qoftë në shtëpitë e të moshuarve të vijojnë kujdestarinë me kohë të zgjatur në mënyrë që të kemi mundësi që të mbrojmë sa më shumë grupet më në risk, që janë të moshuarit kryesisht, personat me aftësi të kufizuara por gjithashtu edhe fëmijët”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës së saj në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, Manastirliu tha se do të vijojnë të mbështeten fëmijët dhe familjet përmes programeve të mbështetjes sociale, siç janë bonusi i bebes apo programe të tjera alternative.

“Ne do të vijojmë që me programet tona sociale të mbështesim fëmijët dhe familjen, ashtu siç kemi bërë me programet e reja siç është bonusi i bebes. Nga fillimi i tij në Janar të vitit 2019 e deri më sot kanë përfituar mbi 50 mijë fëmijë të porsalindur, edhe familjet e tyre.

Do të vijojmë me mbështetjen përsa i përket fuqizimit të familjes, sidomos për familjet në ndihmë ekonomike për të mbështetur jo vetëm nëpërmjet suportit në cash, por gjithashtu edhe përsa i përket shërbimeve alternative”, u shpreh Ministrja.

Lexo edhe :  Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

Manastirliu tha se nga 1 Qershori vijon faza e hapjes së mëtejshme, por mbetet shumë i rëndësishëm zbatimi i rregullave.

“Sot nga 1 qershori kemi hapur kopshtet dhe çerdhet me protokolle të sigurisë. Fëmijët i janë kthyer një normaliteti, por ne të rriturit e dimë që ky normalitet nuk është ai i zakonshmi por është normalitet i ri i të jetuarit me rregulla në mënyrë që të kemi mundësi të kufizojmë shpërndarjen e këtij infeksioni që është shumë i rrezikshëm. Por nëse ne zbatojmë rregullat, sigurisht ja dalim, ashtu siç ja kemi dalë deri më sot që të kemi rezultate pozitive”, tha Manastirliu./b.b/fjala.al

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV