Kurti takson kamionët që futen nga Shqipëria, më pas ndryshon mendje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot u rihap kufiri Shqipëri-Kosovë, pas mbylljes prej gati 3 muajsh, si masë parandaluese për përhapjen e virusit të ri COVID-19.

Por, kamionët që u futën nga Shqipëria, kanë paguar një taksë, e cila shërbente, sipas autoriteteve kosovare, për të paguar dezinfektuesin për secilin lloj mjeti.

Kamionët që kanë kaluar sot nga Shqipëria drejt Kosovës janë taksuar me një tarifë në bazë të peshës së secilit prej tyre.

-Nga 3.5 ton deri në 7 ton është 17 euro
-Nga 7.5 ton deri në 19 ton është 19 euro
-Mbi 12 ton është 22 euro

Gjithsesi, para pak minutash, ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se nuk ka më nevojë për marrjes e kësaj mase.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftim./E.B./Fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV