Rrëzohet bredhi i Krishtlindjes në qendër të Tiranës, shkak era e fortë

Pasditja e së dielës është përfshirë nga një mot me stuhi dhe erë të fortë dhe kjo është reflektuar në pothuaj gjithë territorin e Shqipërisë.

Tirana, po ashtu është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me erë të fortë.

Si pasojë, në qendër të kryeqytetit është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Era po ashtu ka shkatërruar edhe çadrat e disa lokaleve të improvizuara në qendër të kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit.

Ndërkohë, menjëherë kanë shkuar shërbimet e mirëmbajtjes të bashkisë për të bërë pastrimin e zonës.