Mario Baloteli është ofenduar me tone raciste nga tifozët e Lacios në takimin e parë të këtij viti.
Ndeshja midis Breshias dhe bardhëekaltëve të Lacios është mbyllur me rezultatin 1-2 për këta të fundit.
Sulmuesi 29-vjeçar është ofenduar dhe kjo gjë ka bërë që gjyqtari të ndërpriste sfidën për disa minuta duke nervozuar tifozët vendas.
Pas kësaj ndeshje klubi i Breshia ka dërguar një ankesë drejtë Federatës Italiane të Futbollit ku ka kërkuar penalizmin e Lacios.
Për Balotelin është e disata herë që të ofendohet me tone racore në stadiume, madje në muajin nëntor ai u provokua nga tifozët e Veronës për shkak të ngjyrës./Fjala.al/