Atentati me dy të vdekur në Kurbin/“Fjala” zbardh dëshminë ekskluzive të 21 vjeçarit të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e të shtunës, 30 maj rreth orës 23:00 pranë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe dy të tjerë humbën jetën.

Kur kanë kaluar pak ditë nga ngjarja, 21-vjeçari Kreshnik Tusha në dëshminë paraprake dhënë përpara grupit hetimor që po punon për zbardhjen e atentatit me 2 viktima, siguruar nga “Fjala” ka mohuar se është i përfshirë n’ ngjarje. Ai ka deklaruar se është plagosur në derën e shtëpisë së tij.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen e së shtunës. Unë jam qëlluar në derën e shtëpisë sime, në momentin që po hyja në shtëpi. Në spital jam transportuar nga familjarët e mi. Nuk i njoh viktimat dhe skam asnjë lidhje me to”, ka thënë 21-vjeçari në dëshminë e parë dhënë përpara hetuesve.

Ai do të merret sërish në pyetje në një moment tjetër kur gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet. Gjithashtu, grupi hetimor po kryen hetime dhe po verifikon nëse  është plagosur apo jo nga arma e 37-vjeçarit Bujar Lika.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë marrë dhe tamponët e gjakut në vendin e ngjarjes dhe përgjigjet e së cilës do të tregojnë nëse Tusha ka dëshmuar të vërtetën apo plagosjen e ka përdorur si alibi për ti shpëtuar akuzave si një nga atentatorët. Nëse ekspertiza mjeko-ligjore do vërtetoj se ai është plagosur në hotelin ku ndodhi krimi, atëherë pritet ti komunikohet masa e arrestit.

Sipas informacioneve paraprake ka dyshime se i plagosuri Kastriot Tushi është njëri nga atentatorët. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 21-vjeçari Tushe është qëlluar nga Paulin Gjergji, në momentin kur autorët kanë qëlluar në drejtim të Bujar Likës. Tushe u gjet i plagosur në dalje të hotelit ku ndodhi krimi i dyfishtë./b.b/fjala.al

Të fundit

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga konfliktet më të rëndësishme të...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Lajme të tjera

Web TV