“Mos rrini poshtë pallateve ose pemëve”, mesazhi i Ministrisë së Mbrojtjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas stuhisë dhe erërave të forta që përfshinë vendin pasditen e sotme.

Ministria i bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme, përmes mesazhit të shpërndarë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

“Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë, Ministrja Olta Xhacka përmes AKMC është në komunikim të vazhdueshëm me shtabet e emergjencave në të gjitha prefekturat, për të ndjekur orë pas orë situatën e vështirë të motit të shkaktuar nga erërat dhe bora në disa qarqe.

“Sipas informacioneve paraprake të deritanishme situata është nën kontroll dhe nuk raportohen probleme”. Mbyll njoftimin ministria. /Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV