Jo muze, shtëpia ku lindi Hitleri do kthehet në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria planifikon ta “neutralizojë” ndërtesën ku ka lindur diktatori nazist, Adolf Hitler, duke e shndërruar atë në stacion policie.

Qeveria e ka blerë ndërtesën në bazë të një urdhri të detyrueshëm për blerje, në vitin 2016.

Zyrtarët thanë se ajo do të shndërrohet në një stacion policie në muajin nëntor.

Tani, një firmë austriake e arkitekturës do t’i kryejë ndryshimet e planifikuara të ndërtesës që ndodhet në Braunau, afër kufirit me Gjermaninë.

“Një kapitull i ri do të hapet për të ardhmen e shtëpisë së lindjes së një diktatori dhe vrasësi masiv”, u tha gazetarëve ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.

Kompania fituese – Marte.Marte, e zgjedhur në mesin e 12 kompanive të tjera – ka paraqitur një plan, i cili do të ndryshojë në mënyrë kozmetike fasadën e ndërtesës dhe do t’i japë asaj një çati të re.

Puna pritet të përfundojë krejtësisht deri në vitin 2023 dhe do të kushtojë rreth 5 milionë euro./rel/

Të fundit

1203 – Kryqëzata e Katërt dhe pushtimi i Kostandinopojës

Më 17 korrik 1203, gjatë Kryqëzatës së Katërt, një flotë e fuqishme venedikase që mbante kryqtarët perëndimorë, sulmoi dhe...

Meta: Nuk jam i zhgënjyer nga vendimi, por mezi pres…

Nga qelia ku po qëndron prej 9 muajsh lir Meta thotë se nuk është i zhgënjyer nga vendimi Apelit të Posaçëm që e la...

Shabani nuk heq dorë, Lapaj kundërpërgjigjet duke kaluar mandatin tek anëtarja e tij

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” firmosur mes Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabanit tashmë është prishur pas përplasjeve të dy “miqve”. Daja i këtij të fundit, Zeqir...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna...

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës...

Lajme të tjera

Web TV