Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Negociatat maratonë/Ndërkombëtarët-opozitës: Hiq dorë nga “qeveria tranzitore”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trojka e ambasadorëve i kërkon opozitës të heqë dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore dhe të mjaftohet me një ministër të brendshëm teknik për zgjedhjet. Kryeministri Rama kërkon takim kokë më kokë me kryeopozitarin Basha.

Nga Blerina Gjoka

“Qeveria tranzitore” vijon ta mbajë peng marrëveshjen politike për një reformë zgjedhore që do të garantonte zgjedhjet e reja dhe futjen e opozitës në procesin zgjedhor. Mazhoranca nuk e pranon këtë kusht që do ta detyronte atë të hiqte dorë nga pushteti të paktën 100 ditë para zgjedhjeve të reja. Edhe ndërkombëtarët e përfshirë në negociata ditët e fundit mësohet se i kanë kërkuar opozitës të heqë dorë nga ky kusht i ri, sipas tyre, dhe të kryejë reformën zgjedhore vetëm brenda kuadrit të rekomandimeve të ODIHR-it.  Dita e djeshme ka shënuar një maratonë negociatash që janë zhvilluar në zyrën e ambasadës amerikane në Tiranë, ku trojka e ambasadorëve, i SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, ka insistuar në një konsensus politik, për hir të negociatave me BE-në që mbahen peng nga kushtet që duhet të plotësojë vendi ynë.

Pas 9 orë negociatash ambasadorja amerikane, Yuri Kim, deklaroi se është bërë progres, por ajo la të kuptohej se i është kërkuar opozitës të heqë dorë nga kërkesa që janë jashtë rekomandimeve të bëra nga OSBE-ODIHR. Ajo tha se mbështesim çdo konsensus që mund të arrihet edhe për propozime që nuk janë pjesë e këtyre rekomandimeve, por nëse nuk arrihet ky konsensus, SHBA-ja kërkon të hiqet dorë nga kushte që dalin jashtë rekomandimeve.

“Ka qenë një ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët që janë përfshirë. Të gjithëve u është kërkuar të japin, që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. BE-ja ka vendosur kushte për negociatat. Mes tyre është edhe Reforma Zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it. ” – theksoi Kim. “Nëse arrihet konsensusi, edhe për gjëra të tjera përtej rekomandimeve të ODIHR-it, jemi dakord. Por, nëse kërkesat e palëve bien ndesh me rekomandimet e ODIHR-it, duhet  t’i lëshojnë kërkesat”, shtoi ambasadorja amerikane, duke iu referuar qeverisë tranzitore të kërkuar nga opozita, si garanci për zgjedhjet.

Edhe ambasadori i KE-së në Tiranë, Luigi Soreca, tha hapur se kufiri i konsensusit mes palëve duhet të jetë drafti i rekomandimeve të ODIHR-it.  Duke folur  për median në krah të ambasadores amerikane, ai tha së është bërë një punë e mirë, por kufijtë janë vendosur më parë nga ODIHR. “Kemi pasur një ditë shumë të mirë së bashku. Kemi bashkëshoqëruar punën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Për BE-në është  e rëndësishme të plotësohen kushtet. Kufijtë janë ata që ka vendosur  ODIHR. Dëshiroj t’i falënderoj të gjitha palët për qasjen e tyre konstruktive. Kemi arritur një pikë vrulli që nuk duhet ta shpërdorojmë.” – tha ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Norman, nënvizoi faktin se Këshilli Politik u krijua që të përfundojë Reformën në Drejtësi dhe sot është bërë punë e mirë, por ka ende shumë për të bërë. Norman shtoi se është thelbësore që jo vetëm Shqipëria të vazhdojë rrugën drejt BE-së, po që edhe votuesit të kenë zgjedhje të mira e të rehatshme.

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë kanë qenë aktorët kryesorë në ditën e dytë të negociatave intensive me palët, për të arritur në një konsensus paraprak.  Ata u konsultuan gjatë ditës me anëtarët e Këshillit Politik, përkatësisht  të mandatuarit e opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili i LSI-së  dhe Oerd Bylykbashi i PD-së, si dhe Damian Gjiknurin e PS-së e Rudina Hajdarin si përfaqësuese e opozitës parlamentare.

Lexo edhe :  Portali “Mjekë për Shqipërinë”, Koçiu: Nga janari në shtator u punësuan 200 mjekë

Në lojë është futur kryeministri Edi Rama, i cili ka lënë të kuptohet se marrëveshjet politike mund të bëhen në takime dypalëshe me kundërshtarin e tij, Lulzim Basha.  Gjatë ditës së djeshme Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, reagon lidhur me mos arritjen e dakordësisë për reformën zgjedhore. Në një mesazh të tij, Varhelyi shkruan, “Inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të bëjnë sërish një përpjekje dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet dhe do të ishte për të ardhur keq nëse ky moment do të humbej. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore.” Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimit të komisionerit, duke e falënderuar për përkushtimin për konsensus  të të gjitha forcave politike për reformën elektorale në Shqipëri.  “Opozita është plotësisht e angazhuar dhe po kontribuon për ta përmbyllur reformën me garanci të mjaftueshme për një proces të ndershëm zgjedhor. Kjo është e rëndësishme për të rikthyer besimin e shqiptarëve te demokracia pas manipulimeve të rënda zgjedhore dhe skandaleve të blerjes së votave në zgjedhjet e shkuara, dhe po kaq përcaktuese për përmbushjen e njërit prej kritereve të rëndësishme nga 15 kushtet për integrimin evropian të Shqipërisë”, thotë Basha.

Çështjet teknike ku ngec komunikimi politik

Tri janë çështjet teknike që ndajnë palët politike në mosarritjen e një marrëveshjeje.  E para është identifikimi elektronik biometrik, që do të thotë, marrja e shenjave të gishtave për çdo votues, hedhja e shenjës në një server kombëtar. Kjo kërkesë e opozitës, që shmang votimin më shumë se një herë, apo votimin e kryefamiljarit për gjithë familjen, votimin e personave që nuk janë fare në Shqipëri etj., është pranuar nga mazhoranca. E dyta ka të bëjë me depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore,  e rekomanduar dhe nga ODIHR. Mazhoranca në draftin e paraqitur, parashikon që të gjitha komisionet zgjedhore, nga qendrat e votimit në Komisionet Zonale Zgjedhore të përbëhen, jo më nga përfaqësues të partive, por nga punonjës të administratës, ose qytetarë që i plotësojnë kriteret për të punuar në administratë. Opozita pretendon se punonjësit e administratës publike nuk mund të quhen jopolitikë, pasi mazhoranca në 7 vjet e ka mbushur administratën me militantë. Propozimi i mazhorancës është që të ketë një komisioner zgjedhor në çdo qendër votimi, apo komision zonal, me kushtin që anëtarët e tjerë, pa të drejtë vote, të jenë nga partitë politike. Dhe kjo do të pranohet vetëm nëse garantohet 100% identifikimi biometrik elektronik.

E treta, më pak problematike, është çështja e Kolegjit Zgjedhor. Mazhoranca e quan proces të padiskutueshëm ndërtimin e Kolegjit me gjyqtarët e Gjykatës së Apelit që e kanë kaluar vetingun, ndërsa opozita kërkoi në fillim që të mos përcaktohej nëse e kanë kaluar apo jo. Opozita kërkoi që të zëvendësohej fare Gjykata e Apelit dhe Kolegji Zgjedhor të ngrihej në Gjykatën Kushtetuese, siç ka qenë në zgjedhjet e 2001-shit. Për shkak të mungesave në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji do të jetë me 3 anëtarë, gjë që nuk krijon asnjë problem. Me këtë rast shmanget debati i vetting-ut për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor./Fjala.al

Të fundit

12 modele të thonjve që mund të bëni për Halloween

Të gjithë po flasin për Halloween-in këto kohë. Mënyrën se si do e kalojnë natën e 31 Tetorit, si...

Festivali i Filmit në Romë 2024; Të gjitha pamjet e yjeve në tapetin e kuq

Në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve është Festivali i Filmit në Romë, një ngjarje e përvitshme që sjell filmat e momentit dhe protagonistët...

“Të Mbjellësh Shpresën: Lule në Simbol të Fjongos Rozë”

Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Pastrim-Gjelbërimit, ka organizuar sot një iniciativë të veçantë në kuadër të Tetorit Rozë, duke realizuar një fjongo të...

Shenja e Horoskopit që deri në fund të muajit tetor kalojn çdo pengesë

Muajt ​​e fundit nuk kanë qenë të lehtë për shumicën prej nesh, por tre përfaqësues të zodiakut arrijnë të kapërcejnë shumë pengesa dhe të...

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Itali, ja zonat më të prekura

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Italinë qendrore dhe veriore. Zjarrfikësit italianë punuan gjatë natës të enjten për të shpëtuar...

Lajme të tjera

Web TV