Tentuan të vjedhin një karburant, në pranga dy të shpallur në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona të shpallur në kërkim për grabitje me armë në një karburant, janë vënë në prangat e policisë së Krujës.

Të arrestuarit janë Xh. M., 23 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Të dyshuarit akuzohen se, në bashkëpunim me shtetasin J. M., më datë 30 mars 2019, kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e policisë.

Uniformat blu, kanë ndaluar mjetin e autorëve dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. M., ndërsa shtetasit Xh. M., dhe A. Ç., kanë mundur të largohen.

Ndaj të dyshuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Armëmbajtja pa leje”./b.b/fjala.al

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV