Futbollisti i Bylisit rezultoi pozitiv me Covid-19, reagon FSHF-ja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot në lidhje me konfirmimin e lojtarit të Bylisit, Eridon Qardakut, pozitiv me koronavirus.

Në një njoftim për mediat, FSHF ka theksuar se ka komunikuar me drejtuesit e klubit në fjalë dhe thekson se janë duke u ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore.

Njoftimi i FSHF-së për mediat:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se është njohur me rastin e një futbollisti të KF Bylis, i cili pas testeve mjekësore rezultoi pozitiv me COVID 19.

Menjëherë, Federata ka marrë kontakt me drejtuesit e klubit mallakastriot dhe është informuar për situatën e krijuar.

FSHF njofton se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se të gjithë futbollistët dhe stafi i KF Bylis i janë nënshtruar testeve mjekësore për të verifikuar nëse ka pasur përhapje të infeksionit.

Aktualisht, futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, pas testeve ka rezultuar se asnjë pjesëtar tjetër i KF Bylis nuk është prekur nga virusi dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, FSHF.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV