Në 1.197 teste të bëra, i vetmi pozitiv del te Tottenham. Kush është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Tottenham ka konfirmuar prekjen me pandeminë e coronavirus të një anëtari të klubit londinez, por pa zbuluar identitetin. nga 1197 teste të bëra në total në sesionin e fundit të të gjitha ekipeve të premier league, ekipi i Spurs kishte rastin e vetëm me Covid-19.

Premier League njoftoi se ishte raportuar vetëm një test i vetëm pozitiv, dhe Spurs konfirmuan menjëherë pas kësaj, se ata ishin klubi pa emër. Në një deklaratë, Tottenham konfirmoi se ‘për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet’.

“Personi i prekur aktualisht është asimptomatik dhe tani do të izolohet për shtatë ditë, në përputhje me protokollin e Premier League, përpara se të kalojë në testime të mëtejshme” thuhet në njoftim. Është akoma e paqartë nëse rezultati pozitiv i testit erdhi nga një prej lojtarëve të klubit apo nga një anëtar i stafit të Tottenham. fjala.al

Nëse është një lojtar, e gjithë skuadra që synon një vend në Champions, rrezikon të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit, pasi Projekti “Restart” fillon në vetëm 14 ditë. Edhe pse të prekurit do të ishin në gjendje të rifillonin stërvitjet individuale larg shokëve të tyre në ditën e tetë pas infektimit, nuk ka gjasa që ata të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshje. Në total, pesë raundet e testeve të marra nga Premier League midis 17 majit dhe 3 qershorit kanë dhënë gjithsej 13 teste pozitive nga 4.900 tamponë në total.fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV