Igli Tare: Lacio ishte zgjedhje zemre, ja pse e refuzova Milanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori Sportiv i rikthehet ofertës nga ish-skuadra me të cilën ishte tifoz që fëmijë, Milani. Nuk e ka fshehur asnjëherë se ka qenë tifoz i Milanit, por kjo nuk ka mundur t’ia errësojë arsyen dhe t’i thonte jo një ofertë nga klubi kuqezi, duke i mbetur besnik ëndrrës së ndërtuar në një tjetër klub. Drejtori i Lacios, Igli Tare ka konfirmuar se ishte në kontakt me Milanin vitin e kaluar dhe se e pati konsideruar mundësinë që të punonte te klubi legjendar i futbollit italian dhe atij evropian.
Por në fund ka mbizotëruar dashuria ndaj Lacios. Ish-sulmuesi i Kombëtares kuqezi vlerësohet si prej drejtorëve sportivë më të mirë në Itali dhe për këtë qëllim ka marrë edhe çmime të ndryshme. Vitin e shkuar ka patur raportime të shumta për ofertën që Milani i kishte bërë shqiptarit për detyrën e drejtorit sportiv. Tare duhet të zëvendësonte atë brazilianin Leonardon, i cili kaloi te Paris SG-ja.
“Kam pasur kontakt me Milanin vitin e kaluar, këtë e dinë të gjithë”, – ka pohuar drejtori shqiptar i klubit roman, duke folur për “Sky Sport Italia”. “Asnjëherë nuk kam mohuar se isha tifoz i Milanit si fëmijë, i dashuruar në ekipin e Marko van Bastenit, Ru’ud Gulitit, Frenk Rajjka’ardit dhe trajnerit Arrigo Saki, – ka vijuar ai. – Por kur erdhi momenti për të bërë zgjidhjen e kisha në konsideratë që, për mua, Lacio është Lacio, dhe se ky klub ka vend të madh në zemrën time.”
Mund të them se e ndiej Lacion gjithmonë brenda qenies time, pasi raporti me klubin shkon përtej atij profesional”, – ka përfunduar Igli Tare./l.m/Fjala.al

Të fundit

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Lajme të tjera

Web TV