Basha për qeverinë e re të Kosovës: Suksesi në interes të shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i uron punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti.

Basha përmend sfidat e qeverisë së re, ndërsa thekson se PD do të jetë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

 I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve“, shkruan Basha./l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV