Ekstremistët e Al-Shabaab vrasin në Kenia 3 ushtarë amerikanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekstremistët e grupit Al-Shabaab e sulmuan të dielën një bazë ushtarake amerikane, duke vrarë tre pjesëtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu edhe duke shkatërruar disa aeroplanë dhe automjete ushtarake.

Ky ishte sulmi i parë i këtij grupi kundër forcave amerikane në Kenia. Përpos ushtarëve amerikanë, gjatë luftimeve u vranë edhe pesë militantë, bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë nigeriane, Paul Njugana.

Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi famëkeq, Al Shabaab, i cili e ka bazën në shtetin fqinj të Kenias, në Somali.

Aty ai grup kryen sulme më të shpeshta.

Ky grup tha se i ka vrarë 17 ushtarë amerikanë, nëntë ushtarë kenianë dhe se i ka shkatërruar shtatë aeroplanë.

Sipas të dhënave të Pentagonit, në këtë bazë ndodhen rreth 100 pjesëtarë të forcave amerikane.

Para dhjetë ditëve, grupi Al Shabaab realizoi një sulm të përgjakshëm në kryeqyteti e Somalisë, Mogadishu, ku u vranë 79 persona. Të dhënat janë bërë publike nga “The Guardian”!

Bëhet me dije se sulmet tashmë kundër ushtrisë amerikane janë të vazhdueshme.  /Fjala.al/

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV