Alma Lama mesazh Kodhelit: Mësueset sot shikojnë sesi e shqyejnë shtetin deputetë si Mimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetare e Sindikatës së Pavarur të Arsimit për Tiranën Alma Lama ka reaguar pas deklaratave së deputetes Mimi Kodheli e cila tha dje se mësueset e kanë mendjen te minifundet e të lyejnë flokët. Deklarata e Kodhelit u bë gjatë komisionit “Aleanca e Grave Deputete” ku u diskutua për përdhunimin e 15-vjeçares nga roja i shkollës në Babrru.

Në një koment të shpërndarë në rrjetet sociale, Alma Lama deklaron se mësueset sot bëjnë një punë shumë me më përgjegjësi se ish-ministret si Mimi. Ndër të tjera ajo shpjegon se mësueset vishen shumë më thjesht se deputetet.

Postimi i plotë i Alma Lama

Duhet të kthej një përgjigje të merituar deputetes…

-Mësueset sot bëjnë një punë shumë me më përgjegjësi se ish-ministret si Mimi.

-Përdorin më pak ngjyrues buzësh dhe flokësh se deputetet.

-Vishen shumë më thjesht se deputetet.

– Thonjtë i shohin si luks në shumicën e tyre dhe shkumësi nuk jua mundëson këtë luks .

– Ju duhet të mbajnë mbi shpinë shumë dokumentacion të propozuar nga njerëz jo kompetentë të politikës.

– Shpesh drejtohen nga drejtues politikë pa integritet dhe zbatojnë “urdhëra pa sens”

– Ju duhet të mbajnë 4 punë në kurriz, edhe rojen si militant partie, edhe psikologun e munguar, edhe oficerin e sigurisë të munguar, hera herës edhe prindin që duhet të punojë fort të ushqejë fëmijët dhe familjen.

SOT LËVIZIN DISA km ME KËMBË PËR NË SHKOLLAT  E TYRE , PASI NUK KANË MAKINË NË DISPOZICION SI MIMI…

– MËSUESET SOT SHIKOJNË SESI E SHQYEJNË SHTETIN DEPUTETE SI MIMI.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV