Katastrofa australiane; ende 300 zjarre aktivë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në 24 numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve që prej disa javësh kanë shkatërruar rajone të tëra të Australisë. “Dëmi është i konsiderueshëm, i krahasueshëm me dëmet e shkaktuara nga një bombë bërthamore”, – thanë autoritetet në një konferencë për shtyp.

Gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Juglindjen e kontinentit ishull, njëkohësisht dhe rajoni më i populluar, gjë e cila iu dha mundësi mbi 100 mijë njerëzve të evakuoheshin nga qytetet e tyre ndërkohë që dje Sidnei regjistroi temperaturën rekord, 48.9 gradë Celsius, e regjistruar në Penrith, një qytezë në periferinë perëndimore kurse në kryeqytetin Canberra, temperatura arriti në 45 gradë.

Përballë një situate të tillë Kryeministri Scott Morrison urdhëroi grumbullimin dhe shpërndarjen e më shumë se 3000 rezervistëve në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, një mobilizim që nuk është parë kurrë më parë. Sipas autoriteteve, zjarret kanë djegur një zonë të barabartë me dyfishin e madhësisë së Belgjikës.

Sipas ‘Fondit Botëror të Jetës së Egër’, rezulton se zjarret e furishme në Australi kanë zhdukur gjithashtu rreth 500 milion kafshë nga më të ndryshmet. Teksa njerëzit janë larguar nga rreziku i zjarreve stafet mjekësore veterinare dhe zjarrfikësit po përpiqen të shpëtojnë me sa mundet kafshët e mbetura.

Imazhe dramatike të kafshëve të cilat janë djegur të gjalla, kanë pushtuar rrjetet sociale ndërkohë që mijëra kafshë të tjera janë shpëtuar nga banorët dhe nga shërbimet veterinare. Më të rrezikuarat janë kafshët si Koala apo Kanguri specie këto simbol i Australisë por që janë seriozisht të rrezikuara. /Fjala.al/

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV