Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Kosovë. Një grua e re ka humbur jetën në lindje. Mediat vendase bëjnë të ditur se rasti është shënuar në Gjilan dhe se mjekët kanë mundur të shpëtojnë fëmijën e saj.
Ai është një djalë dhe për fatin e keq të tij dhe të nënës së tij ai tashmë do të rritet pa njeriun më të rëndësishëm të jetës së vet. Të dhënat janë bërë publike nga drejtuesi i spitalit të Gjilanit ndërkohë që detajet flasin për një rast fatkeq për të renë.
Në orët e para të mbrëmjes së djeshme, një grua 27-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit. Ajo ishte dërguar në spital thuajse pa shenja jete nga ana e familjarëve të saj.
Por foshnjën kanë arritur që ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës mjekët e klinikës emergjente në këtë spital. Gjendja e foshnjës sipas të dhënave është e mirë.
E ndjera kishte qenë shtatzënë dhe po i priste ditët e fundit për ta sjellë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Por situata u komplikua në orët e para të pasdites së diel-thanë mjekët.
27-vjeçarja kishte pasur marramendje dhe me simptoma të tilla u dërgua nga familjarët për në spitalin e Gjilanit. Por rrugës, gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar.
Drejtori i spitalit Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, ka folur për mediat e Kosovës. Ai ka deklaruar se për fat të keq nëna nuk ka mundur dot të mbijetojë. Por doktorët kanë mundur që foshnjën ta nxjerrin të gjallë nga barku i nënës.
“Fëmija u nxor i gjallë nga barku i nënës. Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kishte pas ritëm. Mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore.
Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pra pa shenja jete. Kirurgët në Klinikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë ndërhyrë, por fatkeqësisht nuk mundi që të mbijetojë”!
Nga /Fjala.al/