Kastrimi i njohur ndryshe nga populli si tredhja nuk kryhet pa kirurgji. Mjekët tregojnë se kastrimi kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale.
Ekspertët shëndetësorë tregojnë se kjo procedurë kryhet për individët nga mosha 18 vjeç deri në moshën 65 vjeç.
Ka një ligj të veçantë, që përfshin kastrimin e pedofilëve, personat të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale me të mitur raporton Gazeta Si.
Ky ligj është i vendosur në shumë vende të botës si Britania, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Izraeli, Kazakistani, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara dhe së fundmi edhe vende të tjera si Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.
Në shumicën e këtyre vendeve, përpos kastrimit kimik, personat që kryejnë akte të tilla dënohen me 15 vjet heqje lirie.
Në SHBA, pedofilët janë gjithashtu të identifikuar në të gjitha vendet dhe të njohur të gjithë për veprat e tyre.