Konfirmohet lajmi i bërë publik nga “Fjala”: Pushohen 80 punonjës te tatimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas heqjes së masave me të cilat po përballej vendi ynë për shkak të pandemisë dhe rikthimit në normalitet, 80 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbetën të papunë.

Lajmi u bë publik pak ditë më parë nga “Fjala”, ndërkohë sot në rrjetin social të ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar edhe qytetari digjital i cili pranon se në Drejtorinë e Tatimeve janë pushuar nga puna plotë 80 punonjës.

Në mesazhin e punonjësit të tatimeve, të larguarit nga puna, thuhet se edhe pse ky lajm i është mohuar nga Drejtoria e Tatimeve si i pavërtet, ata janë shkarkuar pa asnjë motivacion.

Duke marrë shkasë nga publikimet të disa portaleve sot mbasdite lidhur me largimin e 80 inspektorëve të Drejtorisë së Tatimeve, është një lajm i vërtet, pasi unë jam një prej të larguarve.

Marrë shkasë t’ju shkruaj pasi ky lajme është mohuar nga Drejtoria e Tatimeve si i pavërtet. Ne jemi shkarkuar pa asnjë motivacion, thjeshtë për arsye ristrukturimi. Kjo ka ndodhur para një muaji gjatë karantinës.

Një pjesë e të larguarve jemi me një eksperiencë mbi 10 vite pune. Do ju lutem që ta bëni publike këtë lajmë pasi është shumë e padrejtë e gjithë kjo që po ndodhë. Ju lutem të jetë anonim pasi jam në proces gjyqësor. Ju uroj shëndet e gjithë të mirat!”, përfundon postimi.

Kujtojmë se sipas burimeve për “Fjala” u bë e ditur se ky ristrukturim ishte vendosur që në datën 6 janar të këtij viti, vendim që nuk kishte lidhje me situatën e krijuar në vend nga pandemia, ndërsa marrëdhëniet e tyre të punës punonjësit i kanë shkëputur vetëm më 22 prill./b.l/fjala.al

Të fundit

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë,...

Postieri i shpëton goditjes nga rrufeja “për një fije floku”, publikohen pamjet

Një postier në SHBA ishte me fat pasi rrufeja goditi vetëm disa milimetra larg tij gjatë një prej shpërndarjeve rutinë. Incidenti tronditës u kap nga...

Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Nga Shpëtim Luku Rilindja Urbane 2 në Pogradec u konkretizua së fundmi me një aksion të IKMT-së për çlirimin e trotuarit përgjatë shëtitores "Dëshmorët e...

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Lajme të tjera

Web TV