VIDEO/ Urimi i Bayern për ditëlindjen e sulmuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionët ende në fuqi të Bundesligës gjermane, Bayern Munchin ndodhet aktualisht në Doha të Qatarit, ku janë duke zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit 2019-2020.

Në postimin e disa “Insta story”, gjermanët kanë treguar sot pak nga përgatitjet e tyre, por në të njëjtën kohë nuk kanë harruar të bëjnë një urim për sulmuesin Jann Fiete Arp.

Fiete Arp feston sot 20-vjetorin e tij, dhe në videon e postuar nga klubi ai shfaqet duke u stërvitur pranë shokëve të skuadrës.

Në postin e urimit të Bayern shkruhet, djali që ka ditëlindjen, “Birthday boy” dhe i është bërë tag dhe lojtarit.

Kujtojmë se faza e parë e këtij sezoni nuk ka qenë aspak e mirë për skuadrën e Bayern, të cilët momentalisht ndodhen në vend të tretë me 33 pikë, dy pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Monchengladbach dhe me katër pikë nga vendi i parë i Leipzig./Fjala.al/ Përgatiti: Katerina Tafa/

Të fundit

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën...

“Konflikti Rusi-Ukrainë, drejt ngrirjes më shpejt se sa pritej”

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka deklaruar sot se mundësia për një "ngrirje" të konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës është më afër se...

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit ajo është kthyer...

Lajme të tjera

Web TV