Lazio dhe Juventus, dëmtimet që kushtëzojnë garën për tiullin

Gonzalo Higuain për Juventus, dhe serbi Milinkovic Savic kanë kërkuar ndihmën e infermierisë, dhe duket se do humbin startin e rinisjes së Serie A.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy skuadrat që me gjasë do të diskutojnë në sprintin final edhe trofeun e kampionit në futbollin italian, kanë pësuar një goditje këtë fundjavë me dëmtimet e dy nga lojtarët kryesorë. Gonzalo Higuain për Juventus, dhe serbi Milinkovic Savic kanë kërkuar ndihmën e infermierisë, dhe duket se do humbin startin e rinisjes së Serie A.

Higuain nisi përgatitjet me Juven pak ditë më parë por u dëmtua në seancën e fundit. Klubi i Juventusit ka njoftuar se dëmtimi nuk është i rëndë dhe se në ditët në vijim pritet të verifikohet sërish situata, për të përcaktuar afatet e rikthimit në fushën e lojës të Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas po futet në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe mund të lërë Torinon këtë verë. Ai me të gjitha gjasat nuk do luajë në Kupë.  “Countdown” i Juventusit drejt kthimit në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit tani ka filluar.

në kampin e pretendentit tjetër, Sergej Milinkoviç Saviç u ndal nga nëj ndërhyrje e ashpër e portierit shqiptar Marco Alia dhe analizat do konfirmojnë sa do mungojë. Rreziku për të krijuar një formacion pa ballkanasin në rikthimin e Lazios në fushë në ndeshjen kundër Atalantës më 24 qershor bëhet gjithnjë e më shumë i pashmangshëm. Për Milinkovic projektohet një ndalesë prej rreth dy javësh.

Të fundit

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli,...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si...

Netanyahu falenderon Trump pas thirrjes së anulimit të gjyqit për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit bëri thirrje për anulimin e gjyqit të zgjatur për korrupsion...

Kërkon largimin nga Barcelona, Igli Tare tenton ta sjellë në Milano

Aventurës së Andreas Christensen te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Danezi i pakënaqur me minutat e pakta të aktivizimit, ka kërkuar largimin...

Lajme të tjera

Web TV