Në orën 15:00 do të luhen tre nga ndeshjet e Serisë A, duke u bërë edhe takimet e para për të gjashta këto skuadra për vitin 2020.
Takimi Milan-Sampdoria, Juventus-Kagliari dhe Atalanta-Parma janë tre takime shumë të vlefshme për javën e 18-të të kategorisë më të madhe të futbollit në Itali.
Humbja shkatërrimtare 5-0 ndaj Atalantës, bën që Milan të kërkojë me patjetër fitoren në ndeshjen e sotme. Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç, që pati dhe një rikthim të bujshëm te “Djalli”, nuk do të jetë titullar në këtë takim, pra mund të aktivizohet nga pjesa e dytë e lojës, ndërsa fraksionin e parë pritet ta ndjekë nga stoli.
Juventus do të presë sot Cagliarin, takim ky që pritet të jetë pak i vështirë për “Zonjën e Vjetër” për shkak se i besuari i Marianit është në formë shumë të mirë.
Kjo është një sfidë si për bardhezinjtë dhe për yllin portugez të kësaj skuadre Cristiano Ronaldon, pasi Cagliari është e vetmja skuadër e Serisë A ndaj së cilës sulmuesi nuk ka arritur të shënojë ende.
“Zonja e Vjetër” do të tentojë të marrë fitoren si dhe shpreson në një humbje të Interit në takimin me Napolin, në mënyrë që të dalë në krye të kampionatit.
Shqiptari Gjimshiti do të jetë titullar në takimin e sotëm të Atalantës me Parmën, ku do tentohet për fitoren që do i çojë në Ligën e Kampionëve. Fitorja ndaj Milan e sjell skuadrën e Gasperinit në goxha formë dhe shumë të motivuar për të kërkuar të njëjtën gjë edhe ndaj Parmës./Fjala.al/