Zjarret e Australisë mund të kenë lloj lloj formash donacioni por një modele ka zgjedhur të dalë lakuriq të rrjete sociale për të mbledhur para për Australinë.
Kaylen Ward mendoi se do mblidhte 1000 dollarë por pas njoftimit për foto nudo asaj i shpërthyen rrjetet sociale, dhe tani ajo ka mundësi të mbledhë para jo vetëm për Australinë por edhe për alienët e Marsit.
Modelja 20-vjeçare nga Los Anxhelos ka mbledhur rreth 500,000 dollarë në vetëm dy ditë.
Kaylen ajo ka punësuar katër persona për ta ndihmuar të shikojnë mijëra mesazhe dhe të verifikojë dhurimet dhe t’i përgjigjen me foto.
“Unë isha duke parë të gjitha postimet në Twitter në lidhje me zjarret Australiane dhe u shqetësova me të vërtetë që nuk kishte shumë mbulim mediatik dhe jo shumë njerëz që dhuronin,” -tha ajo.
Ajo mund të mblidhte më shumë para por Instagrami është treguar i padrejtë dhe i ka bllokuar llogarinë./Fjala.al