Sherri mes dy familjeve në Berat/Policia zbardh ngjarjen: U konfliktuan me mjete të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një konflikt mes dy familjeve në qytetin e Beratit ka përfunduar me përdorimin e thikave, e për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje më të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikada” në Berat, ku dy pjesëtarë të dy familjeve, për motive ende të paditura, janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin.

Për të shuar konfliktin janë futur edhe persona të tjerë të familjes, të cilët kanë marrë dëmtime.

Pas ngjarjes, uniformat blu kanë  bërë arrestimin e K.Dh., i cili ka plagosur rëndë njërin prej tyre, e ndërsa janë vënë në hetim tre të tjerë G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë në bashkëpunim”, e ndërsa i plagosuri me thikë A.A., është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./b.b/fjala.al

Të fundit

Veliaj: Vota e emigrantëve, një ide e hershme e PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, ka folur për votën e emigrantëve. Në një intervistë për...

Meta do të futet në listat e PD-së në Tiranë, Xhixho: Edhe pse në burg…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi audio nga qelia përshëndeti një ditë më parë Konventën zgjedhore te Partisë së Lirisë. Në...

Qindra lëkundje tërmeti në dy ditë, mbyllen shkollat në ishullin më të njohur të Greqisë

24 orët e fundit kanë qenë shqetësuese për Greqinë. Konketisht për ishujt Santorinit dhe Amorgos të cilët janë lëkundur nga disa tërmete të forta...

OJF-të në Shqipëri do të kontrollohen për terrorizëm dhe keqpërdorim fondesh

Shqipëria ka përcaktuar kontrollin e Organizatave jofitimprurëse edhe përkundër mundësisë së të qenurit të tyre aktivitet me keqpërdorime. Praktika është bërë e ditur përmes...

Pasojat janë të rënda, Kanadaja hakmerret pas vendimit të Trump për tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në jetë premtimin e tij për vendosjen e tarifave të gjera për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe...

Lajme të tjera

Web TV