Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, në një klasë jo më shumë se 10 maturantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme është me shumë emocione për të gjithë maturantët e Shqipërisë. Pikërisht sot maturantët zhvillojnë privimin e parë.

Testi të cilit do t’i nënshtrohen maturantët është ai i gjuhës së huaj. Privimi do të fillojë në orën 10:00,  i cili do të zgjasë plot dy orë.

Janë plot 32. 126 nxënës që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore. Këto provime do të zhvillohen nën masa të larta sigurie.

Pandemia e koronavirusit dhe masat mbrojtëse ndaj këtij virusi vdekjeprurës kanë bërë që këtë vit çdo shkollë të kthehet në qendër provimesh. Tezat dhe kohëzgjatja e provimeve të maturës 2020  janë të kushtëzuara nga situata e pandemisë.

Testi i gjuhës së huaj është i ndërtuar i gjithi me alternativa, ndërsa përmban 60 pyetje gjithsej. Ndërsa të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra.

Këtë herë edhe korrigjimi do të jetë ndryshe, tërësisht elektronik dhe vetëm në Qendrën e Shërbimeve Arsimore në Tiranë. Më e rëndësishmja e këtij procesi është fleta e përgjigjeve pasi do të lexohen dhe vlerësohen nga korrigjuesi elektronik.

Duhet theksuar se vështirësia e Maturës Shtetërore do të jenë të shkallëzuara sipas nivelit të nxënësve., 40% të pyetjeve janë për nivelin e 5 dhe 6, 40% të tjera për nivelin mesatar dhe 20% janë pyetje të vështira që do të ndajnë nxënësit e 9-s nga ata të 10-s.

Maturantët e gjimnazit ‘Sami Frashëri” që u shemb për tu rindërtuar, do t’i japin provimet në dy mjedise, tek shkolla “4 Dëshmorët” dhe “Fan Noli”.

Lexo edhe :  Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Provimi i radhës për maturantët është më datë 11 qershor, testi i gjuhës shqipe, me matematikën më 15 qershor, për ta përmbyllur me lëndën me zgjedhje më datë 18 qershor.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Lajme të tjera

Web TV