Sormani i shkarkuar… Partizani i jep “mandatën” trajnerit Italian

Askush te Demat e Kuq nuk do ta mendonte pavarësisht krizës, që do të vinin 5 humbje radhazi.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri italian Adolfo Sormani me të gjitha gjasat nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e skuadrës kryeqytetase këtë sezon. Si të mos mjaftonin problemet me pandeminë, tekniku nga Genoa do ta paguajë shtrenjtë humbjen me Kukësin në Kategorinë Superiore.

Burime pranë klubit të “Demave të Kuq” nënvizojnë se presidenti Gazment Demi ka urdhëruar largimin e tij Brenda kësaj të hëne, por mbeten për tu përcaktuar modalitetet. Drejtori i klubit. Olsi Rama po negocion me Sormanin për një “dorëheqje” të imponuar, që do ta lejonte të mos cënonte dhe pagesën e majme këtë muaj. Askush te Demat e Kuq nuk do ta mendonte pavarësisht krizës, që do të vinin 5 humbje radhazi.

Tani Sormani shkon drejt “gijotinës” për herë  të dytë nga drejtuesit e Partizanit. Tekniku 54 vjeçar Adolfo Sormani e ka drejtuar Partizanin më parë 4 muaj në periudhën korrik 2016-tetor 2016 dhe ka lënë përshtypje nga më të mirat te presidenti Demi, i cili gjithmonë e ka pranuar se largimi i këtij trajneri ka qenë një gabim i madh. Por mesa duket, Demi që drejton “Demat”do ta bëjë sërish këtë gabim…

Të fundit

“Janë 30 episode të trafikut të drogës” – Klodiana Lala flet për operacionin e SPAK

Gazetarja Klodjana Lala foli pasditen e sotme në News 24 për operacionin “Ura” të zhvilluar nga SPAK dhe antimafia...

Konferenca e 5-të Shqipëri-BE zhvillohet nesër, mungon Rama

Bashkimi Europian do të mbajë nesër konferencën e pestë ndërqeveritare me Shqipërinë. Bëhet fjalë për hapjen e bisedimeve për grupkapitullin e tretë i cili...

Buxheti i shtetit ka rënie ritmi, në prill u arkëtuan 650 mln euro

Buxheti i shtetit arkëtoi 650 mln euro në muajin prill, ndërsa priste të mblidhte 675 mln euro. Kjo është hera e pare qe nga...

Perla e radhës nga Berisha: Kompania ndërkombëtare DHL u vu në shërbim të Ramës

Demokratët vijojnë të mos shikojnë nga vetja, por kanë gjetur një fajtor të ri për humbjen e Aleancës për Shqipërinë Madhështore më 11 maj,...

Mbrojtja ushtarake, ambasadorët e BE-së miratojnë fondin 150 miliardë euro

Ambasadorët e Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën krijimin e një fondi të ri për blerjen e armëve, me një vlerë prej 150 miliardë euro...

Lajme të tjera

Web TV