OFL ‘zbarkon’ në Kavajë e Tiranë, ja kujt iu dorëzua formulari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar edhe sot punën duke i dërguar formularin e deklarimit të pasurive katër personave në Kavajë e Tiranë.

Njoftimi i plotë

Pesë persona në Tiranë dhe Kavajë, me rekorde të theksuara kriminale do të duhet të deklarojnë pasurinë.

Për shkak të dyshimeve mbi krijimin e saj, Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Arsen Hysenaj, Klajdi Qirjos, Elvis Muçës, Sejbi Kazazit dhe Daniel Metës.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

– Arsen Hysenaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– Klajdi Qirjo, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– Elvis Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

– Sejbi Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

– Daniel Meta, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./Fjala.al/k.l

Të fundit

Toni Kroos jep vlerësimin për Yamal: Kur isha në moshën e tij…

Toni Kroos ka krahasuar veten në moshën 17-vjeçare me atë të Lamine Yamal dhe ka pranuar se diferenca e...

Merci, Edi Rama!

Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka nisi Edi Rama, kryeministri vendit ditët ë fundit, po merr falenderime të shumta nga shumica e shqiptarëve. Edhe pse me...

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari, ku...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Lajme të tjera

Web TV