Grupet parlamentare të opozitës letër Ruçit e Ramës, ja çfarë i kërkojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita parlamentare i është drejtuar me një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë takim urgjent brenda 48 orëve lidhur me Reformën Zgjedhore.

“Sot ne emer te tre grupeve parlamentare te opozites i kemi derguar kerkese zyrtare kryetarit te PS Z Rama dhe kryetarit te Kuvendit Z Ruçi per te diskutuar rreth REFORMES ZGDJEDHORE”, thuhet në letër.

Ata e kanë bërë të qartë edhe më herët pozicionin e tyre kundër votimit të kësaj marrëveshje të arritur edhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, grupet parlamentare të opozitës theksojnë se:

“Ne jemi te vendosur per te mos votuar asnje pazar te keshillit politik qe nuk ka lidhje me REFORMEN ZGJEDHORE por eshte noterizim i pazarit te 21 prillit 2008 dhe qe le ne fuqi kete ligj qe kemi prej 12 vitesh

Hipokrizia qe kerkon tu paraqitet Shqiptareve si “ marreveshje” apo “dakortesi” mes atyre qe kane mbi 20 vjet qe bejne pazar se bashku ne kurriz te Shqiptareve

NUK DO TE VOTOHET NGA DEPUTETET E OPOZITES NE KUVEND

Merkata e trafikimit te votave ne Kuvend nese “aplikohet” nga mazhoranca socialiste eshte legjitimim i çdo trafikimi apo shit-blerje votash tek QYTETARET”-kanë thënë grupet parl;amentare të opozitës.

Kërkesat e grupeve parlamentare të opozitës janë:

“LISTAT E HAPURA

RREKOMANDIMET E OSBE-ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE JO POLITIKE

VOTA E EMIGRANTEVE

JANE KERKESAT TONA TE PRERA

NUK KA ASNJE “ institucion” HIBRID E JO LIGJOR DHE ASNJE PAZAR NEPER BODRUME APO REZIDENCA AMBASADASH QE NA LEKUND NGA KETO KERKESA”.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Liverpool ofron shifrën rekord për Alexander Isak

Liverpool jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga transferimi i Alexander Isak, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të Newcastle,...

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se janë në proces përgatitjet për takimin midis Vladimir Putin...

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Lajme të tjera

Web TV