Rama tha se nuk u dhunua, Alfred Lela publikon dëshminë mjekoligjore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në përballjen që gazetari Alfred Lela pati me kryeministrin Edi Rama në emisionin “Real Story”, ky i fundit u shpreh se nuk ishte i gatshëm të besonte versionin e gazetarit se ishte dhunuar nga policët në protestën e 17 majit, kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Edhe pse momenti i ndalimit ishte i filmuar dhe shenjat në trupin e gazetarit ishin të dukshme, sërish Rama tha se ato plagë mund të ishin shkaktuar kudo dhe se nuk besonte se gjatë shoqërimit kishte patur dhunë.

Sot gazetari Lela ka publikuar konkluzionet e ekspertit mjeko-ligjor, ku saktësohet se:

1-Tek shtetasi Alfred Lela u konstatuan shembje e indeve te butës të kokës dhe qafës shoqëruar me kufizim të lëvizje të kokës si dhe dërmishje dhe elkimoza me lokalizim dhe karakteristikat e përshkruara më lart.

2- Dëmtime e mësipërme janë shkaktuar me mjet të fort mbrehtës.

3-këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre që japin humbje të aftësisë së përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë.

Pas publikimit të raportit mjeko-ligjor, Alfred Lela shkruan: “Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata. Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot.”/Fjala.al

s.k

Të fundit

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian shpreh shqetësim për draftin e Kodit të ri Penal të prezantuar dy ditë më parë. Delegacioni i BE në vendin tonë thotë...

Emocionet janë shkaku i dhimbjeve fizike? Guardiola hap një klinikë mjekësore!

Pep Guardiola, hyri në një projekt interesant së bashku me dy mjeke nga Katalunia. Guardiola po mendon edhe për jetën jashtë futbollit, dhe në muajt...

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku ngrihet Shtëpia e Bardhë. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV